E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Hoti dhe Vuçiç sot takohen online

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në një samit virtual, të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kosova përfaqësohet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa Serbia nga presidenti Aleksandar Vuçic.

Në takim pritet të marrë pjesë edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Hoti dhe Vuçic do të takohen pastaj në Bruksel, më 12 korrik, për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, që ka qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ky dialog është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës mallrave të importuara nga Serbia.

Taksa më vonë është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut./R.E.L

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video