Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mirëpritur angazhimin e kryedemokratit Lulzim Basha për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.

I pyetur nëse kanë patur diskutime për taksën e Rrugën së Kombit, Hoti tha se kanë ndarë të gjitha shqetësimet, ku kanë folur edhe për sfidat në luftën me pandeminë, por edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Kam zotimin e zotit Basha, që ajo taksë do të hiqet”, tha Hoti.

Nga ana tjetër, lideri demokrat u shpreh se heqja e taksës, do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme.

Në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, Basha shpreson që të mundësohet një numër sa më i madh turistësh nga Kosova në plazhet e vendit tonë.

“Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithcka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veccanërisht në këtë kohë. Ka shmë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, ccmimi i lartë i karburantit. Këto janë ccështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *