Hoti: Asociacioni i komunave serbe, çështje e mbyllur, s’ka kthim pas
Kryeministri i Kosovës, Avudllah Hoti përsëriti qëndrimin e tij se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e mbyllur.
Lidhur me kushtëzimin e dialogut nga pala serbe për këtë çështje, Hoti tha se kjo temë nuk do të diskutohet me përfaqësuesit e Beogradit në dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.
AVDULLAH HOTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
“Unë nuk pres që Asociacioni ta bllokojë procesin e dialogut për shkak se është edhe një dakordim i ndërmjetësit për dialog, që çështja e Asociacionit, marrëveshja për Asociacionin është temë e mbyllur”.
I pyetur për ndryshimet kushtetuese në Kosovë dhe Serbi, të përmendura edhe nga përfaqësuesit i posaçëm i bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak, Hoti u përgjigj:
AVDULLAH HOTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
“Kushtetuta është prekur më 2013, kur është ratifikuar kjo marrëveshje. Është marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar me 2/3…”
Lajcak i ka kërkuar Kosovës zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë në 2013. Por dy vite më vonë, palët arritën një marrëveshje të dytë lidhur me parimet e themelimit të këtij Asociacioni, të cilat Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.




