E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hoteli përfshihet nga flakët, vdesin 17 persona

Policia në Nju Delhi tha se së paku 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

 

Zëdhënësi i policisë, Mandeep Singh Randhawa, tha se së paku katër të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Arpit Palace.

 

Reklamë

Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa shpëtoi 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.

 

Autoritetet po vazhojnë të hetojnë shkakun e zjarrit.

 

Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë