Hotelet dhe bujtinat e Korçës kanë hapur dyert për banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

 

Bashkia ka kontaktuar kwtw tw enjte të gjitha strukturat hotelerike që janë në territorin e bashkisë, në qytet dhe fshatra.

Rreth 90 hotele, bujtina dhe struktura të tjera akomoduese janë të gatshme të mirëpresin falas banorët e zonave të prekura.

 

Bashkia e Korçës ka marë përsipër koordinimin e këtij procesi me stafin e saj në dispozicion dhe sportelet gjithnjë të hapura.

 

Veç hoteleve, bashkia ka bërë thirrje për të gjithë ata që kanë shtëpi apo apartamente të lira për t’i vendosur në dispozicion të personave të cilët kanë nevojë për një strehë.

 

Ka një numur të lartë qytetarësh që i kanë ofruar shtëpitë e tyre për strehim deri tani, ndërsa Bashkia e Korçës vazhdon punën jo vetëm për të pritur ndihmat e shumta nga qytetarët e Korçës, por edhe për të koordinuar informacionin që vjen nga njësitë hotelerike dhe nga banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *