Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Vëllai ka vrare motrën e tij.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ndoc Mazi” në lagjen 3 heronjtë.

Viktima Diana Vuka rreth 58 vjeç është vrare nga vëllai i saj Fabian Vuka. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit te krimit.

Ka pasur shume paqartesi ne raportimin e ngjarjes teksa  e fillim tha se gruaja ishte mbytur, pastaj ishte qelluar me thike dhe me tej me arme.

Sic pati paqartesi mbi faktin nese krimi ka ndodhur sot apo tre dite me pare dhe trupi i pajete eshte mbajtur ne shtepi ng vellai.

Drejtori i policise sqaroi se vrasja eshte bere me arme zjarri, arme e cila eshte gjetur tashme.

Sipas policise vrasja eshte bere para dy ditesh.

Autori ishte ne gjendje depresive dhe i dehur kur u prangos.

 

 

 

Njoftimi i policise:

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *