Subscribe

Ky është autori i krimit horror qe shokoi fshatin Palase te Vlorës dhe gjithë opinioni. 30-vjeçari Jorgos Zani masakroi dhe më pas i preu kokën te afërmit te tij vetëm 12 vjeç. Ngjarja e rende ndodhi në banesën e Zanit person me probleme mendore. 12-vjeçari, i cili jetonte prej vitesh në Greqi kishte mbërritur në shtëpinë e të afërmeve ne Palase, për të kaluar pushimet sëbashku me dy motrat e tij. Pasi i preu kokën te miturit, Zani vazhdoi te dhunonte trupin e vogëlushit, fakt ky qe është konfirmuar edhe nga ekspertiza. 30-vjeçari u arrestua disa metra larg shtëpisë se tij dhe fillimisht kundërshtoi uniformat blu. Jorgos Zani vuante nga probleme mendore dhe ka qenë i shtruar në Spitalin Psikiatrik të Vlorës në vitin 2015. Me parë është kuruar në vendin fqinj Greqi me diagnozën e çrregullimeve të theksuara mendore. Nga verifikimet e hetuesve rezulton se 30 vjeçari ka qene edhe përdorues i lendeve narkotike. Burime te policisë i thane Vizion Plus se autori i krimit ka pasur edhe precedentë te tjerë me herët. Ai ka dhunuar nje nga barinjtë e fshatit, por megjithatë vazhdonte te ishte i lire dhe ndaj tij, nuk ishte marre asnjë mase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *