Një festë fetare hebreje në veri të New Yorkut është shndërruar në një skenë horror pasi pesë persona janë sulmuar me thikë.

 

Ata gjenden në spital pasi kanë marrë plagë të rënda. Sipas dëshmitarëve njëri prej tyre është sulmuar gjashtë herë pas shpine.

 

Aron Khon

Besimtar hebre

“Thika e tij ishte sa një hanxhar. Unë isha duke u lutur për jetën time. Ai filloi të sulmonte njerëzit menjëherë sapo hyri në derë. Ne nuk kishim kohë të reagonim fare.”

 

Rreth 100 besimtarë hebrenj ishin mbledhur në banesën e një rabini për të festuar “Hanukkan”, në kohën kur sulmuesi veproi me gjaknxehtësi. Ai arriti të largohet  nga vendi i ngjarjes, por më vonë është ndaluar nga autoritetet. Arsyet e sulmit nuk janë bërë ende të qarta.

 

Kjo ngjarje tronditëse vjen vetëm një ditë pas paralajmërimit të policisë se do të kontrollojë lagjet ku banojnë hebrenjtë për shkak të rritjes së anti-semitizmit dhe kërcënimeve për sulme.

 

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin shprehu “tronditjen dhe zemërimin” e tij për sulmin duke thënë se rritja e antisemitizmit nuk është vetëm një problem hebre, dhe sigurisht jo vetëm problemi i Shtetit të Izraelit.

 

“Ne duhet të punojmë së bashku për të përballuar këtë të keqe, e cila po ngre përsëri kokën dhe është një kërcënim i vërtetë në të gjithë botën.”-deklaroi kreu i shtetit izraelit.

 

Festa hebraike e Hanukkës shënon fitoren mbi Grekët Sirianë në Shekullin e Dytë para erës tonë dhe rimarrjen e Jeruzalemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *