Dashi

 

Ka disa vështirësi të cilat duhen kaluar për shkak të ndikimit të Hënës, e cila do të stimulojë probleme dhe keqkuptime. Kur jeni të vendosur për të bërë diçka nuk i njihni pengesat, por gjatë kësaj të marte mund të keni të bëni me persona që nuk mendojnë njëlloj si ju. Dashuria fatmirësisht do të vijë drejt forcimit. Edhe kush nuk ndihet i kënaqur deri më tani, do të ketë mundësi që të gjejë diçka të re.

 

Demi

 

Urani do të jetë i pranishëm në shenjën tuaj, por kjo gjë nuk do të thotë se gjërat duhen ndryshuar me zor. Shumë prej jush kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme në punë dhe sfera të tjera. Gjërat të cilat në fillim dukeshin të thjeshta për tu menaxhuar, tashmë do të jenë më të komplikuara. Kujdes me raportet sentimentale, pasi vetëm më fatlumët do të jetojnë një verë të rëndësishme sa i takon ndjenjave.

 

Binjakët

 

Kjo e martë është mjaft e bukur për të folur për dashurinë me një person që të kupton. Prania e Venusit në shenjën tuaj është shumë e rëndësishme për raportet sentimentale. Megjithatë në punë, parashikohet të ketë tensione, ku do të përballeni me një dilemë. Mjaft të favorshme janë kontaktet, ku nuk do të mungojnë mundësitë e papritura.

 

Gaforrja

 

Ju pret një ditë stresuese, gjatë së cilës mund të inatoseni për gjithçka që do të ndodhë. Kjo pasi mund të keni të bëni me bashkëpunëtorë të cilët nuk do të shfaqin besnikërinë që ju mendonit. Në dashuri këshillohet që të veproni me kujdes, pasi mund të ketë zhvillime të pakëndshme.

 

Luani

 

Vini nga një fazë ku keni pasur shumë përplasje me partnerin/en, ku keni kaluar edhe një krizë sentimentale. Nëse keni ndryshuar partner/e, tashmë jeni në kërkim të diçkaje të konsoliduar. Kjo periudhë do të jetë e mbushur me shumë zhvillime për ju, por edhe me zgjidhje.

 

Virgjëresha

 

Parashikohet një periudhë vendimtare sa i takon sferës profesionale. Nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme, por në punë do të ketë ndryshime. Në dashuri do të ndjeni një peshë të madhe mbi supe, duke mos qenë të lirshëm.

 

Peshorja

 

Prania e Saturnit në shenjën tuaj, do të sjellë vonesa të ndjeshme lidhur me gjërat që jeni duke bërë. Mund të jeni përballur me ndonjë problem sa i takon shtëpisë, të cilin nuk keni arritur që ta zgjidhni. Ky është momenti i duhur për të kuptuar se si ta trajtoni një lidhje të re.

 

Akrepi

 

Në këtë fazë të jetës tuaj keni nevojë për përgjigje të sigurta lidhur me punën. Prania e favorshme e Venusit në shenjën tuaj, do ju lumturojë. Ata që kanë kaluar kriza të forta, tashmë mund të marrin ndonjë përgjigje më shumë. Është një periudhë e favorshme, për të marrë atë që dëshironi.

 

Shigjetari

 

Nuk parashikohet një ditë e bukur për të lindurit e kësaj shenje, të cilët duhet të tregohen të matur për atë që do të thonë. Këshillohet që të shmangen polemikat, pasi gjërat nuk do të përfundojnë mirë.

 

Bricjapi

 

Do të jetë një ditë neutrale, ku suksesi do të jetë i pjesshëm mes shumë vështirësish, ndoshta për shkak të problemeve lidhur me persona që nuk ju vlerësojnë mjaftueshëm.

 

Ujori

 

Më në fund do të keni mundësi që të pushoni, pasi dita parashikohet të jetë mjaft pozitive. Në sferën profesionale do të merrni kënaqësi të shumta dhe do të ketë të reja premtuese.

 

Peshqit

 

Kjo është një ditë rikuperimi në nivel të përgjithshëm, por mund të ketë probleme sërish lidhur me fushën sentimentale. Mundohuni që të mos e zgjidhni me një “tradhti”, pasi do të hapnit vetëm telashe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *