Dashi: Një periudhë gjatë së cilës po kalohet nëpër një ndryshim. Nga të qenit më pasiv, pas datës 22 e tutje të lindurit e kësaj shenje do jenë më kreativë, më ekspresivë, më të prirur ndaj aventurave. Ata që kanë fëmijë do të kalojnë në një stad të ri të raportit të tyre, do vërejnë aspekte të reja të mendjes së fëmijëve të tyre e do befasohen nga ajo që do zbulojnë. Komunikimi me njerëzit do jetë më i larmishëm dhe dashët do tërheqin më shumë vëmendje me sharmin e tyre. Për beqarët shfaqen më shumë mundësi për të njohur një person të ri, për ata që janë me dyzime për raportin e tyre të tanishëm do të kenë në dorë përgjigje dhe përfundime.

Demi: Të lindurit e kësaj shenje do kalojnë një periudhë nostalgjie ndaj njerëzve që më parë i janë gjendur pranë në moment kritike. Do keni nevojë për kontaktim të tyre. Demët do shfaqin ambicje të reja dhe do punojnë për t’i arritur këto synime. Do jeni më të qartë për përmbushjen e projekteve tuaja.

Binjakët: Një periudhë e suksesshme në aspektin financiar, do t’ju jepet mundësia e kursimit. Do të vendosni raporte të reja komunikimi, por përparësi duket të jetë aspekti financiar, ku edhe ata që drejtojnë biznese do të kenë mundësi kursimi dhe fitimi, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike.

Gaforrja:  Do keni një periudhë ku do ndjeni vlerësim më shumë ndaj atyre që janë më të rritur dhe kanë një eksperiencë më të madhe në fushën tuaj. Raportet e luhatshme do shërohen dhe ju do ecni përpara me mbështetjen e miqve tuaj.

Luani: Periudhë tranzitore deri në datën 3 gusht, i cili është muaji i të lindurve në shenjën e luanit. Do ndiheni në qendër të vëmendjes, ndërsa perspektiva për jetën do t’ju indimidojë fillimisht, pasi do ndjeni nevojën e marrjes së disa vendimeve të rëndësishme për jetën tuaj. Përpiquni të mos mendoni më shumë sesa duhet, lërini gjërat të rrjedhin e mos u përpiqni të keni kontrollin mbi gjithcka. Periudha e ditëlindjes do të vijë me mendje të reja për ndryshime fizike që ju dëshironi të bëni dhe do bëni përpjekje për të ndryshuar perceptimin që të tjerët kanë për ju.

Virgjëresha: Një periudhë interesante, do tu vijë mundësia për të bërë disa gjëra që keni kohë që i dëshironi, qofshin ato udhëtime apo pushime. Por pavarësisht se e keni dëshiruar prej kohësh ta ndërmerrni këtë iniciativë, mendjen nuk do ta largoni dot nga punët që keni lënë mbrapa. Edhe pse ndiheni sikur nuk jeni aq aktivë sa më parë një rilindje do t’ju iluminojë shpirtin e do ju kujtojë se nuk jeni ashtu sic ndiheni. 

Peshorja

Për shenjën e Peshores, është një periudhë e mirë sa u përket çështjeve të financës, biznesit dhe fitimit. Gjatë kësaj kohe do të shohin nëse do të kenë shpërblimin e merituar nga punët që  kanë bërë dhe do ta marrin shpëblimin e merituar. Krahas me pjesën e pesimizmit dhe skepticizmit ndaj gjërave, ky shpërblim do të vijë si surprizë për ta. Shpresat dhe ëndrrat më të mëdha, do të jenë fokusi i peshores gjatë kësaj periudhe. Në një mënyrë ose në një tjetër, njerëzit do t’i ftojnë që të bëhen pjesë të një projekti dhe peshorja gjithmonë ka dashur që ta shohë veten pjesë të diçkaje të tillë. Deri tani nuk e kanë bërë sepse nuk ka qenë moment i duhur, por që vjen atëherë kur  nuk e presin. Është një periudhë relativisht shumë poztive për peshoren.

Akrepi

Fokusi i Akrepit këtë periudhë, është karriera. Edhe nëse nuk e shohin veten shumë të ngarkuar me punë , mund të kenë një punë të dytë. Një punë që i jep një lloj suksesi financiar ose është në funksion të një shpërblimi të ardhshëm, të planifikuar financiar. Është një periudhë gjatë së cilës e ndjejnë se njerzit i kanë në mendje, kërkojnë vëmendjen e akrepëve dhe duhet të tregohen shumë të kujdesshëm sesi e prezantojnë veten tek të tjerët sepse reputacioni do të jetë shumë i rëndësishëm për t’u ruajtur dhe pse jo, për t’u çuar edhe më lart. Statusi, reputacioni, perceptimi që njerëzit kanë për akrepin do të jetë shumë e rëndësishme për personat e kësaj shenje këtë periudhë. Gjithashtu mund të të takojnë njerëz që janë të pushtetshëm, kanë autoritet dhe që mund ta ndihmojnë në një mënyrë ose në një tjetër.

Shigetari

Për shigjetarin është një periudhë shumë  e mirë. Duket sikur ka mundësi që të aksesojë informacionin që ka dashur gjithmonë të ketë. Informacion ky që mund të vijë drejtpërdrejt prej njerëzve të cilët japin  informacion. Është një periudhë gjatë së cilës shumë mund të lëvizin, udhëtojnë, ndjekin pasionet e tyre. Periudha e luanit që nis së shpejti përfaqëson për luanët atë që ata vetë janë dhe përfaqësojnë. Shigjetari këtë periduhë e gjen veten në elementin e vet, edhe duke qenë pak më shumë filozofë, duke ndarë më shumë mendime, duke qenë pak më skeptikë se zakonisht për situara të caktuara. Nëse më parë ka bërë sikur e ka kuptuar një gjë, tani është shumë intolerant. Thotë ‘jo’ dhe e argumenton përgjigjien e tij.

Bricjapi

Për shenjën e Bricjapit është një periudhë e thellë, transformuese. Deri diku po ndodh një ndryshim shumë i madh në mënyrën sesi e sheh veten por gjithahstu edhe sesi i vlerëson marrëdhëniet përreth. Mund të kenë ndryshime në financat e përbashkëta që mund të kenë me partnerin ose partneren. Është një periudhë gjatë së cilës ndjehet shumë kurioz për astrologjinë. Ata të cilët kanë dëshirë të gërmojnë për të gjetur informacione të caktuara, për çështjet që mund t’iu interesojnë, do ta gjejnë. Janë më të zhytur në dokumenta, në punë, zyrë dhe janë pak më selektivë ndaj njerëzve me të cilët qëndrojnë. Nëse dikur dilnin me pesë veta, tani do të dalin vetëm me një ose dy me të cilët duan të flasin për çështje të rëndësishme, të thella. Nuk do të ndjehen aq socialë sa zakonisht. Periudha e ditëlindjes së luanit, nuk është periudha kur një bricjap dëshiron që të jetë social. Do të jenë gjithashtu pak më kritikues ndaj njerëzve.

Ujorët

Për shenjën e ujorit është një periudhë gjatë së cilës, mund të ndjejnë sikur disa gjëra po shkojnë kundër tyre. Ndërkohë janë shumë mirë, nuk kanë aq probleme sa mendojnë ujorët. Mendojnë se disa gjëra nuk po iu shkojnë sipas planit dhe për këtë arsye mund të dekurajohen pak. Por ndërkohë, gjëra të tjera ecin në funksion të ujorit. Përballet me situata që nuk i pret dhe gjen një sukses të paplanifikuar në aspketin e bashkëpunimeve në çështjen e karrierës. Gjithashtu mund të ketë oferta për lidhje dashurie.

Peshqit

Për shenjën e peshqve kjo është një periudhë pak monotone, të përqëndruar në punë. Dëshiron të ketë pak më shumë organizim dhe i duket sikur rutina po e mbyt. Megjithatë, edhe në rutinën e kësaj periudhë do të gjejnë mënyra dhe hapësira për të qenë kreativë, sidomos peshqit që kanë punë në lidhje me artin. Do shohin që po arrijnë të prodhojnë diçka shumë të bukur, që i kënaq edhe ata edhe njerëzit rreth tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *