Dashi

Hëna në shenjën tuaj do të bëjë që të ndiheni në siklet, për shkak të disa pengesave me të cilat do të përballeni. Nëse ka njerëz që nuk janë në anën tuaj, gjatë kësaj periudhe do të keni mundësi që të kuptoni se kush janë dhe se si të silleni me ta. Në dashuri gjithë ata që kanë qëndruar larg një personi, do të kenë mundësi që të afrohen.

 

Demi

Gjithçka që për vite ka qenë një pikë referimi, po iu humbet nga duart! Është momenti që raportet e zvarritura ti fshihni, në mënyrë që të ecni përpara me njerëz që iu kuptojnë. Brenda muajit dhjetor do keni mundësi që të çoni përpara projekte të mëdha. Thënë ndryshe, nëntori është muaj i cili jep një shtysë të rëndësishme.

 

Binjakët

Shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të presin me ankth fundin e muajit nëntor. Do të keni mundësi që të rindërtoni jetën tuaj, duke studiuar një strategji të re, e cila ju ndihmon që të ndiheni mirë. Fundjava do të sjellë përmirësime të ndjeshme.

 

Gaforrja

Mund të keni fërkime me një kundërshtar, ndaj këshillohet që të keni kujdes veçanërisht me të lindurit e shenjës së Dashit dhe Bricjapit. Momentalisht ndiheni gati për të thënë gjëra që në të kaluarën nuk mendonit se do i thoshit. Por ka ardhur momenti që të mendoni më shumë për mirëqenien tuaj se sa atë të të tjerëve. Kjo pasi ata që kanë dhënë shumë në dashuri dhe në punë, kanë marrë shumë pak, ose asgjë.

 

Luani

Mundohuni që të bini në sy! I përkisni një shenje me shkëlqim, me vendosmëri dhe me karakter të fortë. Në dashuri jeni shumë pozitiv, kështu që kjo periudhë sjell rikuperime të ndjeshme. Ju presin orë të rëndësishme për të sqaruar shumë gjëra. Nga ana tjetër këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm me paratë.

 

Virgjëresha

Mos kërkoni përgjigje të menjëhershme, pasi do ju duhet të prisni ardhjen e muajit dhjetor. Do ju duhet të bëni edhe pak durim, pasi e keqja e madhe ka kaluar tashmë. Në dashuri ka ende diçka që ju mundon, por jo për fajin tuaj.

 

Peshorja

Jeni disi dembelë, por fundjava do të jetë mjaft e rëndësishme për ju, pasi parashikohen gjëra që do ju çojnë drejt suksesit. Saturni do ua qartësojë idetë, duke mbajtur larg çdo debat me persona që nuk janë treguar të hapur me ju. Në dashuri ka një farë tensioni i cili duhet mbajtur nën kontroll.

 

Akrepi

Jeni në kërkim të përgjigjeve, të cilat nuk mund të vijnë nga të tjerët, por veçse nga ju. Dielli dhe Mërkuri do ju pajisin me një aftësi të madhe për të analizuar dhe kjo fudjavë do të rezultojë mjaft premtuese.

 

Shigjetari

Do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar, dhe për të përjetuar emocione të forta. Natyrisht keni nevojë që të privilegjoni vetëm raportet që ju interesojnë, pa humbur kohë me të tjerët. Nga ana tjetër nëse së fundmi keni pasur probleme serioze, tashmë mund të shënoni një rikuperim të ndjeshëm.

 

Bricjapi

Bëni kujdes ndaj tensioneve me të cilat do të përballeni. Kjo e shtunë do të sjellë jo pak vështirësi, shkruan noa.al. Këshillohet që të tregoheni të durueshëm, pasi është një situatë që do të kalojë.

 

Ujori

Tregohuni të hapur në raport me të tjerët, pasi kohëve të fundit jeni mbyllur shumë në vete. Keni nevojë që të nxirrni në pah vlerat pozitive të cilat i keni lënë mënjanë, ndoshta për shkak të një tradhtie apo të një situate jo shumë të qartë. Përgjithësisht do të jetë një ditë e vlefshme.

 

Peshqit

Mos i mbani emocionet brenda vetes. Do e keni të vëshirë të harroni dhe do e keni të vështirë edhe të ecni përpara. Nëse sfera sentimentale është e mbushur me pikëpyetje, me afrimin e dhjetorit gjërat do të përmirësohen. E njëjta gjë vlen edhe për punën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *