E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hoqi fotografinë e Thaçit/ PDK akuza Osmanit: Veprim primitiv

Ilustrim · Vizion Plus

Partia Demokratike e Kosovës reagoi ashpër pas veprimit të kryeparlamentares Vjosa Osmani, që hoqi fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra. PDK e quajti këtë akt një veprim primitiv dhe akuzoi Osmanin se ka shkelur Kushtetutën.

 

 “Vjosa Osmani, e zgjedhur natën dhe me votat e Listës Serbe, ka shkelur rëndë ligjin NR.03/L-132 Për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës duke hequr fotografinë zyrtare të Presidentit. Zbatimi i ligjit nuk varet nga dëshirat e askujt pavarësisht bindjeve politike dhe këtë gjë ajo duhet ta dijë mirë si eksperte dhe ligjëruese e jurisprudencës. Me veprimin e saj primitiv, kryekuvendarja e zgjedhur në mënyrë të dyshimtë, Vjosa Osmani përfaqëson mentalitetin e vjetër që synon hakmarrjen dhe përçon gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes së qytetarëve.”

 

Sapo mori detyrën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani hoqi nga zyra fotografinë e Hashim Thaçit duke e zëvendësuar me atë të Ibrahim Rugovës.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh