Jack Nicholson bëri një shfaqje të rrallë publike këtë të dielë mbrëma, duke marrë pjesë në festën për 50-vjetorin e “Saturday Night Live”. Pavarësisht viteve që kanë kaluar, aktori i njohur duket se ka mbetur i pandryshuar.
Në një program tre-orësh të titulluar “SNL50: The Anniversary Special”, me shumë personalitete të famshme, Nicholson u ul në audiencë pranë emrave të njohur si Will Ferrell, Robert De Niro, Blake Lively dhe Ryan Reynolds. Gjatë shfaqjes, kamera fokusoi për disa sekonda aktorin, i cili më pas prezantoi një numër muzikor nga Adam Sandler. Sandler, duke iu drejtuar audiencës, kërkoi një duarrokas për Nicholson, çka solli një valë duarrokasjesh të ngrohta.
E fundit shfaqje publike e aktorit 86-vjeçar ishte dy vjet më parë, në maj 2023, kur ndoqi një ndeshje të Lakers në Los Angeles, së bashku me djalin e tij, Ray Nicholson. Pavarësisht se është tërhequr nga karriera pas filmit “How Did You Know” në 2010, vajza e tij publikoi kohët e fundit një foto të tij, duke i kujtuar publikut praninë e tij. Megjithatë, në janar të vitit 2023, miqtë e tij shprehën shqetësim për jetën e tij të vetmuar, duke thënë se ai ka jetuar i izoluar për vitet e fundit.
/vizionplus.tv
Buenos días y feliz lunes!
Aunque sean sólo 5 segundos, es un gusto volver a ver a Jack Nicholson en una pantalla
pic.twitter.com/Qmj0eOXa6X— Juanma Gutierrez (@juanma3010) February 17, 2025