E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hong Kongu ndizet nga protesta

Ilustrim · Vizion Plus

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan këtë të diel në Hong Kong kundër një projektligji që i lejon Kinës të ndërhyjë në këtë territor për të ekstraduar kundërshtarët politik, të akuzuarit për vrasje apo përdhunim.

 

Ata sfiduan temperaturat e larta për të shprehur pakënaqësinë e tyre kundër një projektligji për ata që Kina i cilëson si kriminelë e që mund të ekstradohen lehtësisht në Pekin dhe të përballen me akuza dhe gjykime të padrejta atje.

 

Mbështetësit e projektligjit thonë se drafti është hartuar për mbrojtje. Udhëheqësi i Hong Kongut ka kërkuar miratimin e tij para korrikut.

 

Por një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi të madhe edhe në parlamentin e Hong Kongut duke sjellë një ndarje të madhe mes ligjvënësve.

 

Rreth një muaj më parë, ata u përleshën me njëri tjerin pas një debati të ashpër gjatë seancës ku po diskutohej projektligji. Madje një prej deputetëve humbi ndjenjat në sallën e parlamentit.

 

E ndërsa protestat, më të madhe të që prej vitit 2014 vazhdojnë, zyrtarët në Hong Kong shprehen se gjykata do të jetë ajo që do të thotë fjalën e fundit.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh