E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hong Kongu, arenë përleshjesh! Studentët përplasen me policinë

A protester uses a shield to cover himself as he faces police in Hong Kong on Saturday.

Hong Kongu ndodhet në kaos. Mijëra protestues u mblodhën në universitetin Kinez, ndërsa mijëra efektive policie u vunë në gadishmëri.

 

Këtë të mërkurë protestuesit antiqeveritarë u përleshën me policinë, duke detyruar uniformat blu të përdorin gazin lotësjellës dhe plumbat e gomës për të neutralizuar turmën e dhunshme, pasi këta të fundit hodhën bomba me benzinë.

 

Reklamë

Përleshje masive u shënuan edhe në pjesë tjera të qytetit.

 

Universitetet si dhe shkollat e  mesme janë kthyer në shesh beteje. Byroja e Arsimit njoftoi pezullimin e mësimit deri të enjten për shkak të trazirave.

 

Edhe transporti public është pezulluar.

 

Përshkallëzimi i dhunës në universitetet e Hong Kongut u rikthye pas vdekjes së një studenti 22 vjeçar, gjatë një operacioni të policies, duke shënuar kështu viktimën e parë që nga nisja e protestave antiqeveritare.

 

Tubuesit janë të zemëruar nga vdekja e studentit dhe janë betuar se policia do të shlyejë “borxhin e gjakut”.

 

Biznesmenë në qytet gjithashtu I janë bashkuar protestave masive të studentëve, ndërsa bëjnë thirrje për të mbrojtur të rinjtë e Hong Kongut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë