E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hong Kong, votohet për këshillin e vendit pas protestave të dhunshme

Ilustrim · Vizion Plus

Pas protestave që zgjatën rreth 6 muaj, banoret e Hong Kongut i janë drejtuar kutive te votimit për te zgjedhur këshillin e ri te vendit. Procesi nisi rreth orës 7 sipas orës lokale. Ajo që është vënë re në këto zgjedhje, është numri I lartë I pjesëmarrësve.

 

Ndryshe nga zgjedhjet e 2015-ës 4.1 milionë votues nga 7.4 në total janë regjistruar për të shprehur vullnetin e tyre këtë të diel dhe për të zgjedhur 400 këshilltarë të qytetit gjysmë autonom.

 

Grupet pro demokracisë po shpresojnë që të rrisin përfaqësimin e tyre në Këshill, ndërsa kandidatët pro Pekinit, u kanë bërë thirrje votuesve për mbështetje kundër protestuesve të dhunshëm që kanë shkatërruar qytetin.

 

Autoritetet i druhen dhunës që mund të përfshijë procesin. Grupet pro demokracisë u kanë kërkuar mbështetësve të tyre që të mos shkaktojnë përçarje.

 

Zgjedhjet e kësaj të diele në Kong Kong janë të parat që nga fillimi i protestave antiqeveritare në muajin qershor. Rezultati do të jetë një sprovë e cila do të shërbejë për të mësuar nëse qeveria aktuale gëzon të njëjtën mbështetje apo jo.

 

Sipas sistemit zgjedhor të Hong Kongut, nëse këshilltarët pro demokracisë fitojnë shumicën e vendeve, Carrie Lam mund të përballet me shkarkimin.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh