E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Hong Kong, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministres

Protesters gather to take part in a march to the West Kowloon railway station, where high-speed trains depart for the Chinese mainland, during a demonstration against a proposed extradition bill in Hong Kong on July 7, 2019. - Hong Kong has been rocked by a month of huge peaceful protests as well as a series of separate violent youth-led confrontations sparked by a proposed law that would have allowed extraditions to mainland China. (Photo by Hector RETAMAL / AFP) (Photo credit should read HECTOR RETAMAL/AFP/Getty Images)

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar këtë të diel në Victoria Park, në zemër të Hong Kongut. Tubimi këtë here është paqësor, pasi fundjavën e kaluar aktivistët pushtuan aeroportin, duke çuar në anulimin e qindra fluturimeve.

 

Protestuesit janë te vendosur ne kërkesën e tyre për një reformë demokratike dhe një hetim për dhunën e ushtrua nga policia. Ata kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit Carrie Lam, zgjedhje demokratike dhe një hetim të pavarur për zyrtaret e policisë.

 

Reklamë

Marshimi i kësaj fundjave vjen pasi thirrjeve për paqe, pasi skena të shëmtuara u panë ne Hong Kong kur protestuesit në aeroport sulmuan ashpër një person për te cilin dyshuan se ishte agjent i fshehte.

 

Dy muajt e fundit ka pasur përleshje të panumërta midis protestuesve dhe policisë. Që nga 9 qershori protesta ne Hong Kong kane qene te pandalshme. Ato nisen si kundërshtim ndaj ligjit te ekstradimeve te krimineleve ne Kine. Por megjithëse drafti u pezullua turma shtoi kërkesat duke kërkuar largimin e lideres se vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë