Subscribe

Familjare, miq, e bashkëpunëtorë i kanë dhënë lamtumiren e fundit ish-presidentit Bujar Nishani.

 

Socialistë e demokratë, deputetë dhe politikanët kanë shkuar sot në selinë e presidencës për t’i bërë nderimet e fundit ish-kryetarit të shtetit shqiptar.

 

Mes miqve dhe kolegëve që sot i shprehën ngushëllimet familjes Nishani, ishin edhe kryetari i PD Sali Berisha dhe presidenti Meta.

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Një nga shtetarët më dinjitozë në tërë historinë e tij, shoqëria shqiptare dhe shqiptarët, një nga shërbëtorët më të përkushtuar të tyre. Bujar Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të çmuar me të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi i ngushtë por edhe një miqësi e përsosur. Një miqësi që nuk njohu ndonjëherë asnjë lloj të themi rrënje. Përkundrazi erdhi gjithmonë në forcim.”

 



ILIR META

PRESIDENT I REPUBLIKES

“Ai në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij dhe me integritetit e tij, me principalitetin e tij dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në çdo detyrë. Në mënyrë të veçantë dhe atë të presidentit, ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar dhe interesit publik dhe i demokracisë.”

 

Ceremonia per nderimin e ish kreut te shtetit do te shtrihet pergjate dy diteve, pasi homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit do te jete neser, e cila është shpallur edhe dizë zie kombëtare.

 

Bujar Nishani ka qene deputet I kuvendit te Shqipërisë ne dy legjislatura, ai ka mbajtur postin ministrit te Drejtësisë e ministrit te Brendshëm dhe prej vitit 2012-deri ne vitin 2017 ka qenë kryetar i shtetit shqiptar.

 

Ish presidenti Nishani u nda nga jeta ne moshën 56 vjeçare pas një sëmundje te rende ne mushkëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *