Gazetari dhe komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo, u përcoll sot në banesën e fundit.

 

Në homazhet e zhvilluara në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte edhe komentatori Dritan Shakohoxha, i cili, me lot në sy, ndau një nga kujtimet më të bukura me Grillon, minutat e fundit në Armeni kur Shqipëria fitoi dhe u kualifikua për herë të parë në një Europian.

 

“Në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Armenisë, ku pritej vetëm vërshëllima e gjyqtarit dhe momenti i vetëm që nuk do ta harroj kurrë është që dy minutat e fundit, i kemi komentuar të përqafuar bashkë. Kosta është unikal, askush nuk do të bëhet si Kosta, asnjëherë.”

 

Kosta Grillo ndërroi jetë dy ditë më parë si pasojë e Covid, ndërsa prej 2 muajsh ishte i intubuar në një nga spitalet në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *