E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Homazhet për Janullatos, Mitsotakis: Mungesa e Kryepeshkopit do të jetë e pazëvendësueshme!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mori pjesë sot në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas.

Në fjalën e tij, kryeministri grek tha se mungesa e Kryepeshkopit do të jetë e pazëvendësueshme, jo vetëm këtu në vendin e tij, por edhe në të gjitha vendet e tjera.

Reklamë

Mitsotakis: Guximi dhe shpresa ishin dy busulla orientuese që e drejtonin Kryepeshkopin në këtë rrugëtim. Në këtë madhështie ne përulemi. Një rrugëtim gjithnjë pranë njeriut dhe të drejtave të tij herë si një misionar i përulur në Afrikën e fëmijëve të uritur, herë si një mbështetës i heshtur i studentëve në Greqinë e diktaturës dhe, sigurisht, si një rigjallërues i madh dhe një nismëtar i palodhur i Ortodoksisë në Shqipëri. Përulemi me nderim para madhështisë së këtij personaliteti të veçantë. Sepse Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëherazi një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i përulur i të afërmit të tij. Me fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë, por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte, për dekada me radhë, një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti. Një dritë e Ortodoksisë dhe e jetës së krishterë./ vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë