E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Homazhet për efektivin e FNSH-së

Mes dhimbjes dhe lotëve familjarë, miq dhe kolegë i kanë bërë nderimet e fundit efektivit të Ndërhyrjes së Shpejtë Ardian Kodra, që humbi jetën gjatë një operacioni një ditë më parë në fshatin Torovicë të Lezhës. Homazhet janë zhvilluar pasditen e kësaj të shtune në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Përveç përfaqësueseve të pushtetit vendor, kanë marrë pjesë krerë të policisë së shtetit dhe deputetë te Parlamentit. Ardian Kodra është shpallur Dëshmor i Atdheut dhe do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Shkodrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë