E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Homazhe te memoriali i Adem Jasharit

Politika kosovare ka bere homazhe ne memorialin “Adem Jashari” ne Prekaz, ndërsa ne vend shënohen ditët e Epopesë se UÇK, qe vlerëson heronjtë e vendit. Kryeministri Isa Mustafa përmendi qëndresën e familjes Jashari.

 

“Sakrifica e tyre për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, vepër meriton respekt të veçantë nga të gjithë ne dhe para së cilës ne përkulemi të gjithë.”

 

Reklamë

Kryeparlamentari Veseli u shpreh se Kosova per te cilën u flijuan heronjtë po shënon progres.

 

Opozita i zhvilloi me vete homazhet. Kreu i Vetëvendosje, tha se Kosova sot nuk është ajo qe ëndërronin heronjtë e saj.

 

“Kosova nuk është siç kanë kërkuar dëshmorët e Kosovës, kjo pasi sipas tij, politikanët e kanë shndërruar Kosovën në një plaçkë për interesa të veta”.

 

Ne çdo fillim marsi, Kosova përkujton sakrificën e UCK-se gjate luftës se vitit 1998.

 

 

Më shumë video

Reklamë