Dhjetëra mijëra njerëz kanë nisur t’i bëjnë nderimet ish-Papës Benedikti XVI. Homazhet nisën në orën 07:00 të mëngjesit, ku trupi i tij do të ekspozohet për tre ditë në një arkivol të hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit.

 

 

 

Besimtarët kanë mbajtur radhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës.

 

 

 

Ndër të parët kane marre pjesë në ceremoni presidenti Sergio Mattarella dhe kryeministrja Giorgia Meloni.Ndërkohë Papa Francesku do të kryesoje cermonine e  funeralit te ënjten dhe kjo do të jetë  hera e parë që një papë do të varroset nga pasardhësi i tij.

 

 

 

Benedikti ndërroi jetë më 31 dhjetor, pothuajse  një  dekadë  pasi u largua  nga pozita e tij për shkak të  gjendjes së rënduar  shëndetësore.

 

Benedikti dha dorëheqjen më 28 shkurt 2013 duke u bërë Papa i parë në gati 600 vjet që ndërmori një hap të tillë. Largimi i tij u pasua me zgjedhjen e Papa Françeskut.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *