Flamujt në gjysmë shtizë dhe mesazhet e ngushëllimit nga mbarë bota, karakterizojnë ditën e parë të homazheve në nderim të Mbretëreshës Elisabeta e II.

 

Monarkja britanike mbylli sytë dje në moshën 96-vjeçare, pas një mbretërimi 70-vjeçar. Mijëra njerëz u mblodhën të enjten mbrëma në Londër pranë  Pallatit Bakingham, duke vendosur kurora lulesh pranë dyerve të tij.

 

Ndërsa liderët botërorë shprehën ngushëllimet e tyre. Presidenti amerikan Joe Biden tha se lutjet dhe mendimet e popullit amerikan janë me ato të britanikëve. Kryeministri kanadez e cilësoi atë si mbretëreshën e mençur, ndërsa ai australian, Anthony Albanese, tha se jeta e saj do të kujtohet ndër shekuj. Gjithashtu liderët e Gjermanisë, Japonisë, Zelandës së Re shprehën ngushëllime.

 

Edhe presidenti rus Vladimir Putin, shprehu ngushëllimet duke e cilësuar mbretëreshën si një figurë që fitoi respekt dhe dashuri në skenën botërore.

 

Nderime për mbretëreshën ka bërë Këshilli i Sigurimit i cili mbajti një minutë heshtje në nder të saj.

 

E lindur më 21 prill 1926 në Londër, Elisabeta e Dytë hipi në fron kur ishte vetëm 25 vjeçe në 6 shkurt 1952, pas vdekje së babait të saj mbretit Xhorxhi i 6.

 

Ajo qëndroi në detyrë deri më 8 shtator 2022.

 

Mbretëresha punoi me 15 kryeministra duke nisur me Wiston Çërçill për ta mbyllur me Liz Tras. Kjo e fundit tha se ajo ishte shkëmbi mbi të cilin u ngrit Britania moderne.

 

Elisabeta përveç se mbretëreshë e Britanisë së Madhe ishte edhe sunduese e shtatë vendeve të pavarura që dikur përbënin Komonuelthin si Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut , Pakistani dhe Sri Lanka.

 

Funerali i saj pritet të mbahet pas 10 ditësh, ndërkohë që vendin e mbretëreshës së II de e zërë djali i saj Charlsi i III.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *