Subscribe

Ky 21 janar shënon edhe 15 vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Mesazhet politike që u përcollën, reflektuan pashmangshëm krizën e thëllë që po përjeton Kosova, përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani u shoqërua këtë herë nga lideri i LVV, Albin Kurti.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTE NE DETYRE

 

“Sot, në 15-vjetorin e ndarjes nga ne, e rikujtojmë presidentin Rugova, njeriun i cili na mësoi se çfarë është liria, se si duhet kërkuar ajo e si duhet ngulur këmbë për të, deri në arritjen e plotë të saj. Ibrahim Rugova mbetet përjetësisht themeltari i shtetit të Kosovës, intelektuali i cili e humanizoi politikën dhe i hapi udhë vendit dhe gjithë rajonit që të shkëputej nga ideologjia komuniste e nga regjimi shtypës i Millosheviçit. I përjetshëm kujtimi për të.”

 

Por kryetari i LDK, Isa Mustafa i kujtoi Osmanit se ka devijuar nga rruga e Ibrahim Rugovës.

 

ISA MUSTAFA

KRYETAR I LDK

 

“Askush nuk mund ta trashëgojë këtë rrugë përvec LDK-së dhe atyre që qëndrojnë, punojnë e veprojnë në atë mënyrë që vepra, ideja dhe kontributi i presidentit Rugova të bëhet vepër e përhershme në Kosovë dhe jashtë Kosovës. ”

 

Sa i takon paqartësive mbi certifikimin e 47 kandidatëve për shkak të problemeve me ligjin, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe pretendenti për këtë post në garën e 14 shkurtit, Albin Kurti u shprehën të vendosur për të respektuar ligjin.

 

AVDULLAH HOTI

KRYEMINISTER NE DETYRE

 

“Ne iu nënshtrohemi të gjitha vendimeve të organeve të drejtësisë, besoj se të gjithë duhet të trajtohen të barabartë pavarësisht pozicionit që kanë. Kemi patur vetëm një kandidat në këtë listë dhe do të bëjmë zëvendësimin e nevojshëm. ”

 

ALBIN KURTI

KRYETAR I LVV

 

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu sic është kërkuar. Para një viti pat qënë në Kosovë ish ambasadori Grenell në një darkë me ish presidentin Thaci. Por ai është vit i kaluar, mendoj që institucionet e shtetit duhet të përditësohen në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve, që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesmarrje masive. Unë jam bartës liste që i respektoj dhe i përfill me përpikmëri kushtetutën dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e gjithësecilit prej nesh.”

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë të ditur vendimin në përputhje me nenin 29 të ligjit zgjedhor, brenda datës 22 janar.

 

HOMAZHE PER IBRAHIM RUGOVEN

 

LIDERET “ PERPLASEN” PRANE VARRIT TE ISH PRESIDENTIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *