Subscribe

Në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, zyrtarët më të lartë të shtetit kanë mbajtur homazhe për të nderuar figurën e tij.

Kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani dhe shefi i ekzekutivit, Albin Kurti shprehën konsideratën më të lartë për Rugovën, duke çmuar kontributin e tij në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

 

VJOSA OSMANI
PRESIDENTE E KOSOVES
“Ne sot e gëzojmë shtetin tonë, por i gëzojmë edhe këto miqësi që me aq shumë mund i ndërtoi presidenti Rugova për shkak të punës së tij dhe të shumë burrave e grave të tjerë që punuan që ne sot ta kemi shtetin dhe ta kemi lirinë, prandaj kujtimi për të do të jetojë në zemrat dhe mendjet e të gjithë qytetarëve të Kosovës përjetësisht ndërkaq vepra dhe puna e tij do të vazhdojë të mbetet udhërrëfyes për ne, përderisa përpiqemi që në procesin e shtetndërtimit ta bëjmë Kosovën sa më të fortë dhe sa më të begatë”.

 

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka meritat për bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë pushtuese.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
“Doktor Ibrahim Rugova edhe para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar, njëri paqësor dhe i qetë, racional dhe humanist. Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe gjithashtu në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.”

 

Në homazhe u bashkuan edhe të tjerë aktorë politikë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *