E enjte, 12 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Homazhe për gazetaren e vrarë në Bullgari

Qindra njerëz, gazetarë e qytetarë mbajtën homazhe në nderim te gazetares së vrarë Viktoria Marinova në Bullgari. Me pankarta në duar ku shkruhej “korrupsioni vret”, ata ndezën qirinj dhe bene lutje në Sofje. Qytetaret i bëjnë thirrje autoriteteve për kapjen e autorëve, ndërsa i kërkuan zyrtarëve të japin dorëheqjen. Vrasja brutale e gazetares mbetet ende mister, po ashtu edhe motivet e krimit. Policia nuk e përjashton mundësinë se Marinova është vrarë për shkak të profesionit të saj si gazetare, pasi ajo kishte nisur një hetim mbi korrupsionin lidhur me fondet e Bashkimit Europian. Vrasja e Marinovës është dënuar edhe nga ndërkombëtarët.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë