Lule dhe qirinj u vendosen ne sheshin përpara parlamentit britanik ne Londër, per te nderuar deputeten laburiste Jo Cox, e cila mbeti e vrare nga nje sulm me thike e me arme ne afërsi te qytetit te Lidsit nje dite me pare. Homazhet per ligjvënësen u bene nga kryeministri David Cameron dhe lideri i Laburisteve Jeremy Corbyn. Ata dënuan vrasjen e 41-vjeçares, nene e dy fëmijëve, qe e cilësuan nje sulm ndaj demokracisë.
David Cameron: Aty ku shohim zemërim, aty ku gjejmë ndarje, ku shohim intolerance, ne duhet ta largojmë nga politika, nga jeta publike dhe komunitetet tona. Nese duam ta nderojmë vërtet Xho-ne, atëherë duhet te njohim vlerat e saj, shërbimin, tolerancën, vlerat me te cilat jetoi dhe per te cilat punoi, vlera qe duhet t’i dyfishojmë ne jeten tone ne muajt e vitet e ardhshme.
Edhe kreu i opozitës tha se vrasja e Cox ishte nje akt urrejtjeje dhe theksoi se nuk do te lejohet njerëzit qe përhapin zemërim dhe përçajnë shoqërinë, por do te forcojnë demokracinë.
Ata qe bene homazhe ishin te shumte ne Londer dhe ne Birstall, aty ku ndodhi sulmi qe tronditi vendin.
Cox mbeti e vrare nga 52-vjeçari Tommy Mair, qe u prangos nga policia. Sipas te përditshmes londineze “Times” deputetja kishte marre disa kërcënime per jeten gjate tre muajve te fundit, por rishikimi i masave per mbrojtjen e saj nuk kishte nisur ende nga policia. Sipas disa informacioneve vrasësi ka pasur pikëpamje te ekstremit te djathte. Policia kontrolloi shtëpinë e tij. Ndërsa sipas disa mediave, ai ishte mbështetës i organizatës me te rëndësishme neonaziste ne SHBA, te njohur si Aleanca Kombëtare. Vrasja e deputetes laburiste ndodhi ne prag te referendumit te 23 qershorit, qe do te vendose per daljen ose jo te Britanisë nga Bashkimi Europian dhe çoi ne pezullimin e fushatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *