E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Homazhe për Besim Zekthin, Meta vlerëson kontributin e mjeshtrit të valles

Është përcjellur për në banesën e fundit artisti Besim Zekthi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Familjarë, miq dhe dashamirës të artit, morën pjesë në homazhet e zhvilluara për nder të tij në ambjentet e Muzeut Kombëtar.

Reklamë

Presidenti Ilir Meta tha se Zekthi i dha një vend të nderuar Shqipërisë në skenat botërore.

Është padyshim një moment trishtues t’i japim sot lamtumirën e fundit ‘Kryeshqiponjës së madhe të valles shqipe” për gati gjashtë dekada, këtij kryesimboli jo vetëm të kulturës, por edhe të krenarisë e identitetit kombëtar, të cilin gjithmonë do ta kujtojmë për krenarinë, dinjitetin dhe shkëlqimin e jashtëzakonshëm që i dha popullit dhe kombit të tij në skenat më të njohura europiane e botërore, edhe në momentet më të errëta të izolimit të Shqipërisë.Vepra dhe kujtimi i tij do të jenë të përjetshëm

Gjatë krijimtarisë së tij Besim Zekthi ka dhënë kontribut, si valltar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve.

Ai eshte vleresuar me titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

Disa na pasuritë që Zekthi i la kulturës shqiptare jane “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”.

Edhe krerët e tjerë të politikës si kryeministri Rama, dhe kryedemokrati Basha shprehën vlerësimet të larta për kontributin  artistit Besim Zekthi.

Më shumë video

Reklamë