Qindra qytetaret, politikane, bashkëpunëtore miq shoke e te afërm i  kanë dhwnw lamtumiren e fundit kryetarit te bashkisë se kolonjës Arben Malo, i cili u nda nga jeta ne mënyrë te parakohshme ne moshën 46 vjeçare nga nje atak kardiak. Homazhet u mbajtën në institucionin që ai drejtonte. Ministrja e integrimit Klajda Gjosha tha se ndarja nga jeta e Malos është një humbje e madhe edhe për LSI pasi bashkia e Kolonjes me të njohu zhvillimin e munguar prej 25 vitesh. Kryebashkiaku Arben Malo la pas dhjetëra projekte te nisura ne te gjithe bashkinë e kolonjës kryesisht ne infrastrukture, ujësjellës kanalizime turizëm e kulture. Ai ishte i martuar dhe baba i dy vajzave. Arben Malo u zgjodh në krye të bashkisë së kolonjës gjatë zgjedhjeve vendore të 21 qershorit 2015

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *