E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Homazhe dhe tension në Bruksel

Brukseli u përfshi nga tensionet ketë te diel, kur policia u përplas me qindra protestues te ekstremit te djathte ne sheshin qendror te kryeqytetit. Ndërsa grupe njerëzish bënin homazhe për viktimat e sulmeve te 22 marsit, demonstruesit qe nderonin si naziste, u konfrontuan edhe me disa grupe njerëzish. Policia ndërhyri per te rikthyer qetësinë, duke përdorur ujin. Sipas raportimeve ne përleshje u përfshinë 450 huligane, tifozë futbolli qe kishin dale ne shesh për te protestuar kundër terrorizmit. Disa ishin veshur ne te zeza. Ata qëlluan me gurë e shishe ndaj policisë, ndërsa hodhën slogane nacionaliste dhe kundër emigranteve. Ndonëse nje marshim kundër frikës i planifikuar për ketë te diel ishte anuluar, ne shesh pati grumbullime njerëzish. Ndërkaq, aksionet e policisë vijuan edhe ketë te diel me 13 bastisje te tjera ne Bruksel dhe qytete ne veri te vendit. Nënte persona u ndaluan ne lidhje me sulmet e fundit, por pas marrjes ne pyetje pese prej tyre u liruan.

 

 

 

Vazhdo të lexosh