Subscribe

“Universitetet në Shqipëri po vdesin”, kështu paralajmëruan këtë të mërkurë një grup studentësh para ministrisë së Arsimit. Në mënyrë simbolike ata mbajtën një protestë – homazh para këtij institucioni, i cili sipas tyre po ndjek politika të gabuara që penalizojnë të rinjtë dhe që i detyrojnë ata të hedhin sytë nga perëndimi.

 

 

KLEVIO TABAKU

STUDENT

Gjatë katër viteve të fundit janë 8 studentë në ditë ose rreth 3 mijë studentë në vit nga universitetet publike. Sot nuk ka tregues që këto vendimmarrje të kenë përmirësuar arsimin. Bazuar tek U Albania, 71.6% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen.

 

 

KOLINDO VJERDHA

STUDENT

Era që fryn nga perëndimi po vazhdon të jetë e dashur për të rinjtë shqiptarë. Në vitin 2016 në degën Drejtësi në universitetin e Shkodrës ishin 296 studentë, sot vetëm 52 studentë.

 

 

Duke parë trendin e zbrazjes së universiteteve dhe rrezikimin e shumë degëve të studimit ata u shprehën se në vitin 2042 do të ketë vetëm auditorë bosh.

 

 

KLEVIO TABAKU

STUDENT

Duke përsëritur shifrat vit pas viti rezulton se në vitin 2042 universitetet publike do jenë boshatisur.

 

 

GENTJAN TUFA

STUDENT

Dega ime Inxhinieri Matematikë-Informatikë nuk bëjmë fare praktikë dhe na është premtuar se do kemi një laborator. Në mungesë të praktikës nuk ke si ti zbatosh dhe në teori.

 

 

HENRI KOÇI

STUDENT

Ministria e Arsimit nuk mund të rrijë duarkyrq para këtyre fakteve, pra përpara mbylljes së këtyre degëve kaq themelore të universiteteve publike shqiptare.

 

 

Studentët kërkojnë mbeshteje nga qeveria që emigrimi të mos shihet si alternativa e vetme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *