Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj priti në një takim përgjatë ditës së sotme, kryetaren në detyrë të prezencës së OSBE/ODHIR në vendin tonë Clarisse Pasztory.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Pasztory përmes një postimi në Facebook, e cila shkruan se gjatë takimit me Zaçajn konfirmuan angazhimin tonë të përbashkët për të rritur transparencën dhe efiçencën.

Postimi i Pasztory:

Pata kënaqësinë të shkëmbej mendime sot me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë është arbitri më i lartë i rregullave të përcaktuara nga ligjvënësit e Shqipërisë, pra një gur themeli për demokracinë në 🇦🇱.

Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të rritur transparencën dhe efiçencën. Udhërrëfyesi gjithëpërfshirës për Jurisprudencën e Gjykatës, të cilin do ta paraqesim së bashku, të mërkurën, është vetëm një nga shembujt e bashkëpunimit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *