E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Hollywood mirëpret për herë të parë Adele

Ajo ka pushtuar botën e muzikës duke rrëmbyer shumë çmime, madje edhe një Oscar, por Adele është e vendosur të lërë shenjë edhe në Hollywood, pasi sipas thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, ajo është në bisedime e sipër për një film, raporton “The Sun”.

 

 

Reklamë

 

 

 

 

Këngëtarja 29-vjeçare thuhet se ka marrë një propozim nga regjisorët e  një muzikali dhe për ta do ishte kënaqësi që të kishin Adele në rolin e Nancy, në muzikalin “Oliver”.

 

 

 

 

 

 

Një burim tregon se Adele është ndjerë tepër e emocionuar për këtë rol. “Do të jetë një rol i rëndësishëm në jetën e saj, kështu që ajo po e mendon seriozisht”, – ka thënë burimi. “Ajo është shprehur se Angelo do të jetë prioriteti i saj dhe ajo mendon se me këtë rol, ai mund të përshtatet”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë