Subscribe

Një nga ngjarjet me tragjike të tranzicionit në Shqipëri, shpërthimi i Gërdecit, që u mori jetën 26 viktimave dhe plagosi mbi 300 të tjerë, ka përfunduar në industrinë më të madhe të filmit: Hollivud. Ne 8 vjetorin e tragjedisë që u shënua pak dite më pare, kompania prestigjioze “Worner Bros” i ka kushtuar filmin “War dogs” tregtarit amerikan të armëve Efraim Diveroli, i dënuar me 4 vite burg për mashtrim, i cili me skemën e tij spekulative vuri në lojë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe qeveritë e disa shteteve, përfshi dhe Shqipërinë. Kontrata me kompaninë e Diverolit “Aey” hodhi dritë mbi një seri aferrash korruptive ne Shqipëri, ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të shtetit. Madje gazetari dhe autori i librit “Armët dhe çunat”, mbi të cilin është bazuar filmi në fjalë, Gay Lauzon, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Dritare” në Vizion Plus, pohoi se hetimet për Gërdecin mund të rihapen, duke nisur nga vdekja misterioze e Kosta Trebickës. Lawson është i bindur se në tragjedinë e Gërdecit është përfshirë djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ndërsa nuk përjashtoi që në këtë ngjarje të kenë patur dore dhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane. Filmi “War dogs” e trajton në mënyrë komike gjithë këtë histori.
Një aventurë që vuri në lojë Pentagonin, por dhe si qasje satirike qe denoncon sistemin abuziv te tenderave ne SHBA. E gjitha kjo, fatkeqësisht e bazuar ne një histori të vërtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *