Kampi i emigranteve ne qytetin port francez Calais, ku strehohen rreth 10 mije persona, i njohur si “Xhungla”, do te mbyllet përpara dimrit. Presidenti Hollande ndodhej ne qytet per t’u takuar me zyrtare lokale dhe te policisë, por nuk preferoi te shihte nga afer kampin ku emigrantet jetojne ne kushte te vështira. Shume prej refugjateve ndodhen ne kete qytet me shpresën per te kaluar ilegalisht drejt Britanisë se Madhe përmes kamionëve. Ndërsa vlerësoi punën e forcave franceze te sigurisë, Hollande kritikoi Britaninë per mungesën e angazhimit ne zgjidhjen e krizës se emigranteve.

‘‘Edhe pse Britania mori nje vendim sovran, kjo nuk do te thotë se nuk ka me detyrime ndaj Francës. Dua te përsëris vendosmërinë per te pare autoritetet britanike qe te luajnë rolin e tyre ne përpjekjet humanitare qe Franca ka bere dhe po vazhdon te beje.”

Sipas planit te qeverise franceze, emigrantet qe do te zhvendosen nga kampi do te strehohen ne qendrat e pritjes te ngritura ne vend, ku do te shqyrtohen edhe kërkesat e tyre per azil. Personat te cilëve do t’u refuzohet azili, do te dëbohen nga vendi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *