Subscribe

Është mahnitur pas natyrës shqiptare që kur e vizitoi atë për herë të parë si turist, e është kthyer disa herë të tjera, por me për një mision artistik që e përmbush sot me këtë ekspozitë.

 

“Ripërshkrim” është një mënyrë e të rrëfyerit të natyrës shqiptare, kalave që i kanë bërë më shumë përshtypje atij, artistit holandez Kees Stalman, tanimë edhe punonjës në ambasadën holandeze në Tiranë.

 

Nuk flas dot shumë për veprën time, pasi nuk jam njeri i fjalëve. Ju i keni këto peizazhe në vendin tuaj, ndërsa unë po ua sjell si piktura. Shpresoj t’ju pëlqejnë. Unë kam shijuar çdo udhëtim e lëvizje në Shqipërinë tuaj.

 

Ekspozita është një bashkëpunim jo vetëm i tij, por edhe e shqiptares Anita Duriçi, e cila përtej peizazhit e pasuron këtë ekspozitë edhe me elementë të tjerë shqiptarë, si një kostum popullor apo portrete të veshura me elementë të traditës.

 

“Ripërshkrimi” e fton publikun në Muzeun Historik Kombëtar të shijojë Shqipërinë në dy teknika artistike të ndryshme, me piktura të realizuara me bojëra uji, por edhe me telajo plot ngjyra, kuruar me shumë kujdes nga Suzana Varvarica.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *