E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Holandë–Turqi, tensioni në kulm

Holanda ka paralajmëruar qytetaret e saj qe udhëtojnë ketë periudhe ne Turqi te marrin parasysh tensionet e larta mes dy vendeve.

 

Deri tani Gjermania, Austria dhe Holanda kane bllokuar përpjekjet e Turqisë per te organizuar tubime ne vendet e tyre ne tentative per te fituar mbështetje per referendumin e ndryshimeve kushtetuese ne prill.

 

Reklamë

Presidenti turk Erdogan i ka cilësuar veprimet e këtyre shteteve si “naziste” dhe paralajmëroi se Turqia do te reagoje me te njejten monedhe.

 

Këtë te hëne, ministria e jashtme holandeze publikoi nje paralajmërim per shtetasit e saj, duke i bere thirrje holandezeve qe ndodhen ne Turqi te bëjnë kujdes dhe te marrin parasysh tensionet diplomatike mes dy vendeve. Ndërkohe ne nje reagim te tij, zv/kryeministri holandeze theksoi se te cilësohesh nazist nga nje regjim qe po degradon te drejtat e njeriut është diçka e shpifur. Analistet thonë se ky është nje konflikt i paprecedent diplomatik mes dy vendeve anëtare te NATO-s, qe mund te përkeqësohet edhe me tej me vendosjen e sanksioneve ekonomike.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë