Holanda ishte një prej 3 vendeve qe u pozicionua kundër hapjes se negociatave për Shqipërinë por megjithatë ne një mesazh Ambasada Holandeze ka përgëzuar Shqipërinë për progresin e arritur. Holanda nënvizon faktin se tani ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në qershor 2019.

 

“Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi theksohet ne deklaratën e ambasadës”.

 

Ne mbledhjen e ministrave te jashtëm qe u zhvillua te martën, Holanda, Franca dhe Danimarka u pozicionuan kundër hapjes se negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë qe këtë vit. Për shkak te këtij qëndrimi Këshilli vendosi qe nisja e bisedimeve për anëtarësim do te realizohet qershorin e vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *