E martë, 22 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Holanda turpëron Gjermaninë, “tulipanet” spektakel në Hamburg

Ashtu si ne te gjitha përballjet e tyre gjate viteve, edhe këtë here Gjermani-Holande nuk i shpëtoi spektaklit.

Ne Hamburg, “tulipanët” përmbysën shifrat ne minutat e fundit duke triumfuar 4-2 ne takimin e vlefshëm për grupin C, një fitore e rëndësishme për klasifikimin.

U duk se do te ishte një ndeshje e lehte për “panterat” kur qe ne minutën e 9-te Gnabri kaloi skuadrën e tij ne avantazh. Por rrebeshi i golave ishte rezervuar ne pjesën e dyte te takimit.

Ne minutën e 59 De Jong ktheu gjithçka ne baraspeshe duke ndëshkuar Nojer.7 minuta me vone erdhi përmbysja e madhe kur aksioni i skuadrës së Kuman u konkretizua me autogolin e Tah.

Reklamë

Emocionet u bene akoma edhe me te mëdha kur te zotet e shtëpisë gjeten forcat për barazuar rezultatin. Ishte Toni Kros ne minutën e ‘73i cili mes protestave te miqve ktheu ne gol një penallti te marre nga Shulz pas një ndërhyrje te De Light.

Holanda nuk ishte me skuadra e pjesës se pare ndërsa ne te 79 shokoi tifozët e shumte vendas ne stadium kur Malen shënoi edhe golin e trete.

Skuadra e Joakim Lev e lodhur dhe konfuze ndërsa reagimet nervoze nuk e vunë nen presion aspak kundërshtarin qe ne minutën e 91 me Vijnaldum shënoi edhe golin e katërt duke i hequr çdo shprese gjermaneve për te marre te paktën barazimin ne këtë përballje.

Ne krye te grupit për çudinë e te gjithëve qëndron Irlanda e Veriut me pike te plota 12 ne katër ndeshje, e ndjekur nga Gjermania me 9 e me pas Holanda me 6 pike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë