Shtohet lista e shteteve qe bllokojnë tubimet masive te zyrtareve turq ne tentativën e tyre per te tërhequr mbështetje masive per referendumin e ndryshimeve kushtetuese ne prill. Serisë së anulimeve të nisura nga Gjermania, i janë bashkuar së fundmi edhe Holanda, Austria dhe Zvicra, të cilat kanë cituar shqetësimet lidhur me sigurinë si shkaqe për ndalimin e tubimeve. Per kete fakt ka reaguar ashpër presidenti Erdogan, i cili i ka cilësuar holandezet si “mbetje te nazizmit dhe fashiste”.

 

Me heret, qeveria holandeze nuk i dha leje per tu ulur avionit te ministrit te jashtëm turk Cavushoglo, ku ai pritej te mbante nje fjalim ne nje tubim ne Roterdam. Per çështjen ne fjale, Erdogan foli me nje gjuhe kërcënuese, duke paralajmëruar se e njëjta gje do tu ndodhte zyrtareve holandeze nese do te tentojne te ulen ne aeroportet turke. Kryeministri holandeze Rute tha se kërcënimet turke per sanksione e bejne edhe me te pamundur gjetjen e nje zgjidhjeje te arsyeshme. Te njëjtën gjuhe kërcënuese Erdogan përdori edhe ndaj kancelares Merkel, pas vendimit te Gjermanisë per te ndaluar tubimet turke.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *