Holanda është finalistja e dyte e Ligës se Kombeve. Ne gjysmëfinalen e Gimaraesh tulipanët munden me përmbysje Anglinë me rezultatin 3-1 pas 30 minutave te shtesës.

 

Nisje mjaft e mire për “tre luanët” te cilët kërkuan te ushtronin presion ndaj kundërshtarit qe u mundua ti rezistonte te gjitha sulmeve me protagonist Sancho dhe Meguair.

 

Holandezet u kundërpërgjigjen me Bergwijn dhe Depay ndërsa ne minutën e 32 erdhi dhe goli i pare i mbrëmjes .

 

Ne minutën e 32 Rashford ktheu ne gol një penallti te marre nga po vete ai pas një ndërhyrje ne zone te De Ligt.

 

Rezultati mund te ishte thelluar ne fundin e pjesës se pare nëse Rashford dhe Delf do te ishin me te sakte përpara portës.

 

Pjesa e dyte akoma me e bukur me sulme dhe kundërsulme deri ne minutën e 73 kur erdhi barazimi i merituar.

 

Ishte pikërisht De Liht i cili rikuperoi gabimin e pjese se pare ne rastin e penalltisë kur arriti te kthente gjithçka ne baraspeshe ne një goditje me koke.

 

Minutat e fundit te kohës se rregullt mjaft emocionuese ku vlen për tu përmendur goli i anuluar i Lingard nga VAR për pozicion jashtë loje milimetrik.

 

Një minute me pas, ne te 83 Ciluell devijoi topin me krahun e tij por përsëri VAR ishte kundër një penalltie te mundshme.

 

Te dy skuadrat ju drejtuan minutave shtese por ritmi i lojës nuk ndryshoi.

 

Ne minutën e 97 Holanda për here te pare ne avantazh kur Depay përfitoi nga një përgjumje e Stones duke mposhtur portierin Pickford.

 

Pavarësisht golit te shënuar, Holanda vazhdimisht ne sulm duke arritur edhe golin e trete përsëri për faj te qendërmbrojtësit Stones ku këtë here ishte Promes qe e çoi topin ne rrjete.

 

Holanda kthehet gati për feste pas mungesave ne euro 2016 dhe Botërori i 2018. Te dielën do te përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *