E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Holanda merr në dorë progres-raportin e KE për Shqipërinë, diskutimet në nëntor

Progres-raporti i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë i është dorëzuar Holandës në datën 6 tetor. Për këtë raport, qeveria holandeze do t’i dërgojë një vlreësim parlamentit holandez në javët në vijim.

 

Pas vlerësimit, do të ketë një debat sipas procedurave parlamentare. Në nëntor do të diskutohet paketa e zgjerimit në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme.

 

Reklamë

Një ditë më parë, parlamenti holandez diskutoi rreth një letre të ministrit të Jashtëm Blok. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Holanda është një ndër vendet skeptike për t’i thënë “PO” Shqipërisë për negociatat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë