Ambasada e Holandës ka reaguar ndaj vendimit të parlamentit holandez për që votoi kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë.

 

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mendiat ambasada thekson se është e angazhuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

 

Ndër të tjera ambasada thekson se ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria duhet të marrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018 para se të hapen negociatat e pranimit.

 

Në dritën e kësaj, parlamenti i Holandës më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte të hapte negociata me Shqipërinë. Një vendim i Këshillit në 18 qershor për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm.

“Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë të mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *