E hënë, 28 Shtator 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Holanda, jo pengesë për negociatat”/ Balla: Opozita po e përdor pandeminë

Kur ende Parlamenti i Holandës nuk është shprehur me votë nëse është pro apo kundër zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare të Bashkimit Evropian me Shqipërinë, numri dy i socialistëve Taulant Balla deklaron marrjen e vlerësimeve për përmbushjen e kushteve nga të cilat varet çelja e negociatave për anëtarësim.

 

Nga selia rozë ku në tryezën e përjavshme të drejtuesve politik të qarqeve u ulën edhe ministrat për t’u njohur me problematikat e qytetarëve në mbyllje të mandatit të dytë qeverisë dhe me objektiv për të fituar një të tretë, Taulant Balla, i kërkoi opozitës së bashkuar të mos e përdorë pandeminë për qëllime politike.

 

Vetëvrasjen e tretë të pacientit me Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi” nënkryetari i socialistëve i  vlerësoi si ngjarje që ndodhin edhe në vende të tjera.

Më shumë video