Subscribe

Gjashtë ditë nga mbajtja e Këshillit Evropian në Bruksel, ku do të diskutohet për mbajtjen ose jo të konferencës së parë ndërqeveritare të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave anëtarësuese, Hollanda ndryshon qëndrim ndaj vendit tonë.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Jashtme, u theksua se qeveria e Hollandës bie dakord me gjetjet e KE-së, duke theksuar se Shqipëria ka bërë përparime në reformat kryesore, si në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Shqipëria ka bërë progres në fushat prioritare si reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu ‘track record’-i ka shënuar progres, megjithëse një numër më i larte dënimesh për zyrtarët e lartë mbetet një çështje e rëndësishme për t’u mbajtur në vëmendje.

 

Në qëndrimin e saj qeveria e Hollandës i thotë po mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

 

Qeveria hollandeze është e kënaqur që është krijuar një kuadër negociues i qartë dhe i qëndrueshëm për negociatat e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë. Qeveria pret me kënaqësi mbajtjen e të parës Konferencë Ndër-Qeveritare si një nisje zyrtare e negociatave, një trajektore intensive në të cilën reformat në fushën e sundimit të ligjit, shtetit së  drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe fuqizimit të mëtejshëm të institucioneve demokratike do të mbeten prioritete kyçe.

 

Ky ndryshim kursi i një prej vendeve skeptike për nisjen e negociatave anëtarësuese të Bashkimit Evropian me Shqipërinë është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si lajmi tjetër i mirë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nukkemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua.

 

Pas dakordësisë me shumicë votash për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë, ky qëndrim pritet të jetë i njëjtë edhe kur ligjvënësve do t’u duhet të votojnë në seancën që do të zhvillohet të Enjten ose të Premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *