E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Holanda ekstradon Arben Frrokun

Holanda ka vendosur ekstradimin e Arben Frrokut. Gati një vit pas arrestimit të Frrokut, Gjykata e Lartë Holandeze, ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për dërgimin e Frrokut drejt Shqipërisë. Vendimi i gjykatës holandeze është bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare për ekstradimet. Pas këtij vendimi, i dënuari me burgim të përjetshëm pritet të mbërrijë në tiranë, ku do të vuajë dënimin në një nga burgjet e sigurisë së lartë.

 

Frroku u la përjetë në qeli nga nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, i akuzuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj. Po për të njëjtën çështje, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e kishte shpallur të pafajshëm Frrokun. Menjëherë pasi la qelinë, Frroku qëndroi në Shqipëri për pak kohë dhe më pas u largua nga vendi duke u fshehur në Europë. Pas shumë kërkimesh, ai u arrestua në një qytet të Holandës, me nje pasaportë greke.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë