E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hodhi gurë dhe inerte në plazhin e Himarës/ Gjobitet dhe procedohet biznesmeni

Një 44-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Himarës, pasi ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.B, i cili është gjobitur nga IKMT me 2 milionë lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, ndaj subjektit privat janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia.

Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë