Zbardhen te tjera detaje sa i takon zjarrit qe perfshiu kete te shtune ambjentet e komisariatit Nr.5 ne Kamez.

Viktime e ngjarjes mbeti Arben Mici 26 vjeç, i ndaluar nje dite me pare per dhune ndaj nenes se tij.

Nderkohe ka mbetur nje tjeter person qe ndodhej i ndaluar ne komisariat, konkretisht Dilaver Idrizi. Ai eshte personi qe hodhi gruan nga pallati ku jetonte.

Sot Idrizi doli per masen e sigurise para gjykates me akuzen e tentatives se vrasjes.

Nderkohe në urgjencën e semundjeve te brendshme po merr trajtim Hajredin Boja, punojesi i policise qe ka shkuar ne spital i intonsikuar nga tymi.

Fatmiresisht efektivi i policise dhe i ndaluari Dilaver Idrizi jane jashte rrezikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *