H&M festoi hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, në qytetin e Tiranës.

 

Dyqani i shumëpritur, hapi dyert e tij në Tirana East Gate Mall më 17 Mars, duke mirëpritur pothuajse një mijë entuziastë të modës që qëndruan në rradhë nga ora 3 e mëngjesit, duke qenë ndër të parët që morën veshjet e tyre të preferuara.

 

“Sot jemi krenarë të festojmë me të gjithë ju, hapjen e dyqanit tonë të parë në Shqipëri. Jemi të emocionuar të mirëpresim kaq shumë dashamirës të modës H&M në Tiranë dhe presim me dëshirë të frymëzojmë njerëzit të shprehin stilin e tyre personal. Klientët tanë janë në qendër të gjithçkaje që bëjmë, duke ofruar gjithmonë kombinimin më të mirë të modës, cilësisë dhe çmimit në mënyrë të qëndrueshme. Urime ekipit tonë, i cili e bëri të mundur këtë gjë dhe që do të sigurojë që të gjithë në dyqanin tonë të kenë përvojën më të mirë të mundshme të blerjeve”, thotë Thomas Estrany, Menaxher i Shitjeve i Vendit për H&M.

 

Në ditën e hapjes, mikpritësit Zhaklina Lekatari dhe Eni Shehu mbajtën të ndezur atmosferën  dhe ndërvepruan me klientët e parë të emocionuar, duke “kapur” momentin me foto dhe duke ndarë dhurata surprizë. Dj-të e njohur e mbajtën energjinë të gjallë gjatë gjithë ditës, ndërsa vizitorët patën mundësinë të përfitonin deri në -50% për qind ulje në veshje të  përzgjedhura. 500 klientët e parë morën karta dhuratë H&M me vlerë 250 € për rradhën e parë, 150 € për të dytën, 100 € për të tretën dhe 10 € për pjesën tjetër.

 

Pak ditë më parë, në datën 15 mars, H&M prezantoi një projeksion krijues 3D në zemër të qytetit, në zonën e Bllokut dhe organizoi një event magjepsës VIP në Pallatin e Brigadave. Përfaqësues të medias, aktorë, partner kryesorë, personazhe të famshëm, influencers nga fusha e modës, televizionit dhe muzikës, patën mundësinë të jenë pjesë e një rrëfimi krijues, një ekspozite eksperienciale, të titulluar “H&M ♥ Fashion”. Të ftuarit lundruan nëpër katër instalacione gjigante kubike, duke eksploruar Modën, Stilin, Kreativitetin dhe Qëndrueshmërinë, frymëzuar nga elementët interaktivë, video arti dixhital dhe instalacione  mode  të krijuar nga artistë të njohur dhe ekipi i H&M.

 

Në momentet kryesore të eventit, një kuartet muzikor ka ngrohur atmosferën, ndërsa performanca live e Jonida Maliqit dhe  DJ Benito  ngritën në qiell energjinë e festës. Të ftuarit patën gjithashtu mundësi të krijonin video të shkurtra argëtuese dhe frymëzuese në një kënd kinematografik të projektuar posaçërisht – për herë të parë në Shqipëri.

 

Hapja e shumëpritur zbulon një dyqan mbi 2000 m2, i projektuar për të ofruar një eksperiencë moderne dhe mikpritëse për klientët, përmes një game të gjerë veshjesh për femra, meshkuj, të rinj, fëmijë, si dhe aksesorë.

 

Dyqani do të qëndrojë i hapur gjatë ditëve të javës nga ora 10:00 deri në 21:00 dhe në fundjavë nga ora 09:00 deri në 21:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *